Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot ka hapur zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut.
Me atë në një njoftimi për media bëhet e ditur se zyra rajonale fillon operacionet formale me një mision për të siguruar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të përfitojnë nga investimet në masat e efiçiencës së energjisë.
“Ajo do të shërbejë si ‘one-stop shop’ duke ofruar mbështetje teknike, këshillime dhe udhëzime lidhur me çështje të ndërlidhura me efiçiencën e energjisë në sektorin publik, sektorin e banimit dhe sektorin e biznesit”.
“Kjo është një nismë e misionit të FKEE-së për prezencë në të gjitha rajonet e Kosovës, duke u lehtësuar qytetarëve qasje në projektet që realizon institucioni”, thuhet tutje në njoftim.