Fondi për Garanci Kreditore emëron drejtorin e ri menaxhues

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 11:48 | Nga

Bordi i Drejtorëve të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka emëruar Besnik Berishën si drejtor menaxhues të këtij fondi.

Berisha do të fillojë punën me 23 janar 2017. Ai do të shërbejë edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve në detyrë zyrtare.

“Kemi kërkuar një profesionist që do të menaxhoj fondin e garancive kreditore në Kosovë si dhe ta avanconte atë më tutje. Berisha është i përkushtuar ndaj vlerave themelore dhe misionit të FKGK-së, si dhe është i dedikuar që të udhëheqë Fondin më tutje”, theksoi Ed Nolan, shefi i Programit të Përkrahjes Kreditore EMPOWER nga USAID, që ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit menaxhues i FKGK-së që prej themelimit të tij.

Berisha ka qenë anëtar i bordit menaxhues në ProCredit Bank Shqipëri; ai gjithashtu ka shërbyer në pozitë të ngjashme në ProCredit në Kosovë.

Fondi Kosovar për Garancive Kreditore (FKGK) është institucion i pavarur, i qëndrueshëm që lëshon garanci kreditore për institucionet financiare, për mbulimin deri në 50% të riskut për kreditë për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Garancitë e para kreditore u lëshuan në tetor të vitit 2016, ndërsa aktualisht kreditë e lëshuara e të garantuara për NMVM-të tejkalojnë shumën 5 milionë Euro.

FKGK-ja është themeluar me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës – Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – si dhe komunitetit të donatorëve. FKGK-ja vazhdon të mbështetet nga USAID në Kosovë, përmes Programit të Përkrahjes Kreditore EMPOWER.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme