Fondi për Garanci Kreditore për tri vjet ka krijuar 3700 vende pune

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 14:24 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot ka shënuar trevjetorin e lansimit zyrtar. Me këtë rast këtu u nënshkrua marrëveshja me Fondin Evropian për Investime lidhur me Programin COSME.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se kjo ministri është e përkushtuar ta mbështesë FKGK-në për garantimin e kredive.

“Ne si ministri vazhdojmë të jemi të përkushtuar ta mbështesim fondin kosovar për garantimin e kredive. Shpresojmë që ky fond do jetë shpresa e bizneseve të reja që të rinjtë të bëjnë një biznes më të mirë në Kosovë”.

Ndërsa, ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se Gjermania fokusin e veçantë në Kosovë e ka vënë në bujqësi.

Këtë vit qeveria gjermane sipas Heldt po vazhdon financimin për agrodritaren që u themelua në vitin e kaluar edhe për 6.5 milionw euro shtesë.

“Do dëshiroja që do kishte më shumë dritë në këto storie të biznesit se sa ka në ngjarjet e tjera që shfaqen në media. Ne nga ana gjermane kemi dashur të mbështesim këtë edhe përmes financimit të parë të bankës komerciale”.

“Ne kemi vënë një fokus të veçantë në bujqësi pasi që po komunat e mëdha në vend dhe sektorët e tjerë janë me rëndësi por duhet të shpërndajmë në zonat e tjera rurale ndjenjën se askush nuk ka mbetur mbrapa, ta gjithë mund ta bëjnë biznes. Këtë vit qeveria gjermane po vazhdon financimin për agro-dritaren që u themelua në vitin e kaluar edhe për 6.5 milionw euro shtesë”.

Ndërsa Lisa Magno, drejtoreshë e USAID-it, tha se më shumë se 25 për qind e FKGK-së kanë shkuar për bizneset e vogla siç është prodhimtaria dhe bujqësia.  Sipas tij, ka ndihmuar në krijimin e 3700 vendeve të punës.

“Po kremtojmë një bashkëpunim të BE-së dhe FKGK-së. Më shumë se 25 për qind e FKGK-së kanë shkuar për bizneset e vogla siç është prodhimtaria dhe bujqësia. Kjo ka ndihmuar në krijimin e 3700 vendeve të punës. Fondi ka lulëzuar me të vërtetë dhe mendoj që do vazhdoj të lulëzoj edhe më tutje”.

Ricardo Serri. U.d i udhëheqësit të zyrës së BE-së, tha se Cosme është program që Bashkimi Evropian e menaxhon brenda kufijve të vet dhe tani është zgjeruar për ta mbuluar edhe Kosovën dhe ky program fokusohet kryesisht në zhvillimin ekonomik.

“Është e jashtëzakonshme se si fondi është krijuar kaq mirë dhe është bërë një partner i suksesshëm. Kjo fushatë ka të bëjë për lidhjet ekonomike mes Be dhe Kosovës dhe ne jemi partner i juaji dhe jemi investitori më i madh në Kosovë. Cosme është program që Bashkimi Evropian e menaxhon brenda kufijve të vet dhe tani është zgjeruar për ta mbuluar edhe Kosovën dhe ky program fokusohet kryesisht në zhvillimin ekonomik”.

“Kosova është vendi i 30 që i është bashkangjitur këtij programi. Ky program ndihmojë bizneset që të jenë më konkurruese dhe të kenë qasje edhe brenda tregut të BE-së”.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se ky fond gjatë këtyre tri viteve ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe duke krijuar vende të reja pune.

“Ky fond gjatë këtyre tri viteve ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke ndihmuar në zhvillim ekonomik të vendit dhe duke krijuar vende të reja pune. Fondi ka shërbyer në tejkalimin e shumë sfidave ekonomike. Është me rëndësi që fondi të rrisë edhe më shumë aktivitetin e tij”.

Ndërsa këshilltari i Ministrit të Tregtia dhe Industrisë, Durim Limaj, tha se kjo marrëveshje është një lajm i mirëseardhur për bizneset vendëse pasi i mundëson atyre një qasje më të lehtë në financa.

“Inicimi i marrëveshjes së Cosme ka për qëllim formimin e një mundësie që bizneset tona të ketë edhe një derë të hapur që të jenë të barabartë edhe me tregjet e tjera ndërkombëtare. MTI është nënshkruese e marrëveshjes Cosme dhe kemi një rol të rëndësishëm të këtij programi tek akterët relevantë”.

Kjo marrëveshje është një lajm i mirëseardhur për bizneset tona si i mundëson një qasje më të lehtë në financa. Kjo marrëveshje do i mundësojë bizneseve që tua bëjnë më të lehtë marrjen e kredive”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/410645126442159/

Të ngjashme