Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj dhe Koordinatorja e Projektit ‘Fondi për të Drejtën Humanitare’, Anka Kurteshi-Hajdari, kanë nënshkruar sot vazhdimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit deri në maj të vitit 2022.
Kryesuesi Çoçaj, ka shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin e kësaj marrëveshje, e cila është në dobi të shoqërisë kosovare, juristëve, studentëve dhe publikut të gjerë.
Përmes kësaj marrëveshje, gjykatat do t’i mundësojnë monitoruesve të FDH, përcjelljen e gjykimeve për veprat penale: krimet e luftës dhe veprave penale me prapavijë politike dhe etnike në bazë të ligjeve në fuqi si dhe pajisjen e FDH me dokumentacionin nga rastet në fjalë.