Paulo Fonseca vlerësoi Romën për reagimin e tyre në fitoren me rikthim kundër Ajaxit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Roma mori një fitore të madhe në udhëtim falë golave nga Lorenzo Pellegrini dhe Roger Ibanez, të cilët zhvlerësuan golin e epërsisë nga Davy Klassen.
Kjo fitore me rikthim ka lënë shije të mirë te trajneri i Romës, Fonseca, i cili vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa lavdëroi edhe ekipin kundërshtar.
“Ishte një fitore e rëndësishme, veçanërisht pas të gjitha problemeve të dëmtimeve që kemi pasur”, ka thënë fillimisht Fonseca pas ndeshjes.
“Ajaxi është një ekip i shkëlqyeshëm, siç e pamë sonte (e enjte), por djemtë bënë një paraqitje të mrekullueshme. Kualifikimi është ende i hapur, por fitorja këtu ishte shumë e rëndësishme”.
“Unë mendoj se ekipi e kuptoi se ky është një moment i vështirë dhe dha gjithçka, veçanërisht pas dëmtimit të Spinazzola, pasi ai kishte luajtur aq mirë”.
“Ne gjithmonë ishim të vetëdijshëm se mund të shënonim gola këtu, ekipi ndihej i sigurt edhe gjatë momenteve të vështira. Është një fitore e madhe”.
“Ishte një ndeshje me intensitet dhe tension të madh, por ne bëmë atë që përgatitëm”, përfundoi trajneri i Romës.