Derisa pritet të bëhet rrënimi i murit të ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, aty janë duke u vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës, raporton Telegrafi.
Marrëveshja për rrënimin e murit është arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.
Po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme janë bërë të gjitha përgatitjet për rrënimin e murit.
Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.