Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur në rrugën për Jarinje.
Njësia Speciale po monitoron aty situatën, një ditë pasi Kosova ndaloi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe Rezoluta që ndalon mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Express.
Komisioni për Zgjedhje në Serbi, dje ka vendosur që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete jugore të Serbisë, pasi që ju ndalua votimi në Kosovë.