Militantët e Shtetit Islamit (ISIS) të cilët janë të vendosur në pjesën e kufirit të Sirisë me Irakun janë duke shkuar drejtë fundit, transmeton Klan Kosova.
“ISIS është në momentet e tij të fundit beteja për t’i larguar ata nga kjo pjesë akoma vazhdon” tha për Reuters, zyrtari i Forcave Demokratike Siriane, Mustafa Bali.
FDS-ja është e mbështetur nga SHBA-të, transmeton Klan Kosova.
Koloneli amerikan Sean Ryan,në një intervistë për Reuters tha se FDS-ja po bën përparim të madh në këtë aspekt.
FDS-ja po bën përparim të madh dhe vazhdon të çlirojë më shumë territore dikur të mbajtura nga ISIS (Shteti Islamik), por lufta vazhdon.
“Disfata e përhershme e ISIS-it është ende misioni dhe ata ende paraqesin një kërcënim shumë real për stabilitetin afatgjatë në këtë rajon”, tha ndër tjera Sean Ryan.