Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Irlanda e Veriu-Kosova.
Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e asaj të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për grupin e dytë të ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ do kërkojnë fitoren e dytë ndaj irlandezëve, sot në Belfast, përcjell lajmi.net.
Djelmoshat kosovarë tashmë do luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi në atë të parën janë Greqia (12 pikë) që kanë dyfishin e pikëve që ka Kosova (6 pikë).
Pritet të jetë një ndeshje jo shumë e vështirë për ekipin e Alain Giresse.