Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra si PSG, Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Manchester City dhe Inter, kanë marrë fitore në këtë xhiro.
Ndeshja kryesore ishte ajo e zhvilluar në ‘San Siro’, me Interin që mposhti 2:0 Borussia Dortmund.
Stefan de Vrij, është lojtari i vetëm i Interit i përfshirë në formacionin e javës në Ligës së Kampionëve.
Formacionin e javës e dominon Tottenham Hotspur, me tre lojtarë në të.
PSG përfaqësohet me dy lojtarë, ndërsa Manchester City dhe Liverpool me nga një lojtar.