Observatori Ndërkombëtar i Futbollit (CIES) përditësoi së fundi listën e lojtarëve më të kushtueshëm në treg, referuar disa faktorëve. Kuptohet, edhe mosha e re luan një rol në të tilla përllogaritje.
Me këtë favor, Kylian Mbappe mbetet futbollisti më i shtrenjtë në treg për momentin, duke mos e humbur vlerën e tij edhe pas krizës së Covod-19.
Formacioni më lojtarët më të shtrenjtë në treg momentalisht
Ai dhe dhjetë lojtarë të tjerë, bazuar në rolin që mbajnë në fushë dhe çmimin e kartonit, janë renditur në këtë top-formacion, që është më i kushtueshmi për momentin.
Referenca është CIES, që ka realizuar një studim të vlerës së tregut të futbollistëve në pesë ligat e mëdha evropiane, duke përdorur algoritmin e tij të zakonshëm.
Ai përfshin 100 më të mirët dhe për këtë, klubi në të cilin luajnë, mosha, rekordet e tyre në shënimin e golave dhe një mori parametrash të tjerë, kanë peshë kryesore në vlerësim.
Më poshtë ju njohim me këtë formacion të artë (4-3-3), që vlen në total plot 1 miliard e 537.1 milionë euro.
Porta
Ederson: 86,8 milionë euro
Mbrojtja
Alexander Arnold: 171,1 milionë euro
De Ligt: 104,7 milionë euro
Van Dijk: 98,5 milionë euro
Davies: 133,5 milionë euro
Mesfusha
Bruno Fernandes: 104,9 milionë euro
Mount: 102,5 milionë euro
De Jong: 102,1 milionë euro
Sulmi
Jadon Sancho: 179,1 milionë euro
Raheem Sterling: 194,7 milionë euro
Mbappé: 259,2 milionë euro