Kosova e Shqipëria përballen nesër në Zyrih të Zvicrës, në një ndeshje miqësore me fillim nga ora 20:00.
Challandes, që e ka cilësuar këtë ndeshje si takimi i “vëllait të vogël ndaj vëllait të madh”, pritet që të luajë me disa lojtarë të rinj në këtë takim, pasi në konferencën për shtyp paralajmëroi se do të ketë futbollistë prej grupmoshave U21.
Ndërkaq, trajneri zviceran konfirmoi se përfaqësuesja do të ketë disa mungesa të mëdha në këtë takim, pasi do të jetë pa lojtarët si Berisha, Paqarada e Kryeziu.
Më poshtë keni formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen e nesërme.