Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshje miqësore me Kombëtaren e Norvegjisë.
Dy përfaqësueset evropiane do të përballen njëra me tjetrën me fillim nga ora 19:00 në ‘Elbasan Arena’.
Zëvendës kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha nuk pritet të luaj në këtë takim për shkak të një lëndimi të pësuar.
E vendin e prishtinasit do ta zë portieri i Lazios, Thomas Strakosha që gjithashtu po kalon nëpër një formë të mirë.
Mbrojtja pritet të jetë me Elseid Hysajn në krahun e djathtë, Lenjanin në të majtë, ndërkohë në qendër të mbrojtjes Gjimshiti dhe Mavraj.
Mesfusha do të përbëhet nga tre futbollistë qendror, me Taulant Xhakën, Kamer Qakën dhe super talentin Ylber Ramadani.
Eros Grezda ka blinduar pozitën e titullarit në krahun e majtë të sulmit, ndërsa së bashku me të në krahun tjetër do të jetë Odise Roshi.
Pozita e qendër sulmuesit do t’i besohet Armando Sadikut që ka kaluar me sukses lëndimin.