Gianni De Biasi premtoi se këtë të martë do të hedhë në fushë skuadrën më të mirë, por hapësira do t’i lihet edhe disa futbollistëve që garojnë për një fanellë titullari dhe që në Itali nuk luajtën, ndërsa do të ketë edhe një debutim.
Në Elbasan Arena, në portë pritet të rikonfirmohet. Trajneri po mendon t’i japë vazhdimësi aktivizimit të talentit të Lazio-s, ndërsa Etrit Berisha mund ta shohë sfidën nga stoli, me thirrjen në skuadër që shërben edhe si një shembull i unitetit brenda grupit kuqezi.
Formacioni i Shqipwrisw: Thomas Strakosha, Veseli, Albi Alla, Elseid Hysaj, Aliji, Basha, Memushaj, Jahmir Hyka, Azdren Llullaku dhe Bekim Balaj.
Formacioni do të rreshtohet 5-4-1, me daljet nga krahët të Hysajt dhe Alijit shndërrohet në skemën ofensive 4-3-3.
Gjatë miqësores me Bosnjën, që ka në kontingjent yje si Edin Dzeko dhe Senad Lulić, De Biasi do të eksperimentojë edhe me skema dhe lojtarë, ndoshta për të aktivizuar Latifin e Grezdën që luajtën ndaj Italisë, por edhe Afrim Takun dhe Keidi Baren të afruar së fundmi në ekip.