Kombëtarja e Kosovës U19 me trajner Adil Maliqin ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë në “Elite Round” në rrugë për Kampionatin Europian 2024.
Kosova do të luaj ndaj Austrisë në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni nga ora 16:00.
Në formacionin zyrtar të publikuar nga “Dardanët” janë dy lojtarë të Superligës së Kosovës, Igball Jashari (Prishtina) dhe Elvir Gashijani (Llapi).
Kujtojmë që “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.
Ndeshjen mund ta shikoni në këtë link: https://www.oefb.tv/home