Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka formuar formimin grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se mbeten 15 ditë kohë që t’i shqyrtojnë aplikacionet.
Ai ka treguar se 12 kandidat kanë aplikuar për pozitën e anëtarit në KGjK, ndërsa 2 në KPK.
“Për pozitën e anëtarit të KGJK kanë aplikuar 12 kandidat ndërsa për atë të KPK-së vetëm dy kandidatë”.
“Ne kemi 15 ditë afat me e përmbyllë këtë proces, dhe është mirë ta trajtojmë me seriozitet”.
Pjesë e këtij grupi punues janë: Arban Abrashi nga VV-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja dhe Driton Selmanaj nga LDK-ja, raporton EO.