Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim- vendimin për themelimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.
Ministri i drejtësisë Selim Selimi ka thënë se themelimi i institutit është një ndër prioritetet.
“Grupi punues do të ofrojë një analizë studim mbi mundësinë e themelimit për hulumtimin e krimeve të kryera në Kosovë. Grupi Punues do ti paraqes ministrisë analizën dhe themelimi është ndër prioritet”, tha Selimi.