Qeveria ka marrë vendim që të formojë komisionin për procedurat e punësimit të banorëve dhe shpronësimit të pronave të fshatrave Hade dhe Shipitullë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky obligim ka mbetur pezull që nga viti 2017, raporton Ekonomia Online.
“Është një obligim i mbetur pezull që nga viti 2017 formimi i komisionit për procedurat e punësimit dhe shpronësimit për banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë. Ky vendim hynë në fuqi ditën e nënshkrimit”.