Qeveria ka miratuar Propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, bëri të ditur se ky komision i rëndësishëm prej 5 anëtarësh do të merret me licencat për eksport – import dhe çështje të tjera.
“Komisioni është përgjegjës të aprovojë, anulojë, modikifojë, licencat për eksport import të mallrave. Komisioni përbehet nga 5 anëtarë nga institucionet përgjegjëse. Komisioni kryesohet nga MTI, sipas nevojës dhe rrethanave mund të kërkojë ekspertizë shtesë nga institucionet”.