Sot nga Grupi punues në Shërbimin Korrektues të Kosovës , u formua Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila për qëllim dhe mision ka
fuqizimin e rolit dhe pozitës së Gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës, promovimin e barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombëtar të Grave të këtij Shërbimi.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi si dhe Zëvendës Shefi i Misionit te EULEX-it, Bernd Thran, Kimberly Riffe Menaxhere e projekti nga ICITAP, Edi Gusia Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për barazi gjinore, Susana Tkavc, Këshilltare për barazi gjinore KFOR, Afërdita Mikullovci, Drejtoreshë e PK, Mitrovica Jug, Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës, Jo-Anne Bishop , Igballe Rugova Drejtoreshë ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës, Lina Andeer , Këshilltare për barazi gjinore në EULEX , Faith –Lihic Annette, Këshilltare kryesore poltike/Koordinatore ekzekutive PSBE, si dhe Alban Muriqi, menaxher i Projektit nga QKRMT.
Në këtë rast është shpërfaqur bindja dhe besimi i anëtarëve se themelimi i shoqatës do të rezultoj me avansimin e pozitës së tyre profesionale e gjinore, në kuptimin e zhvillimit të veprimeve vetëdijesuese për barazi dhe mosdiskriminim si dhe në arritjen e synimit për rritjen e vetëdijesimit në nivelin institucional për promovimin e grave në vendimmarrje.