Thaçi priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Wigermark

????????????????????????????????????
Prishtinë | 18 Shk 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi,  priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, z. Lars – Gunnar Wigermark.

Gjatë takimit, z. Thaçi, e uroi z. Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po ashtu, z. Thaçi,  e njoftoi shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti mbi avancimin e SHKK-së në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe në ICPA.

Të ngjashme