Forsberg shënon golin më të shpejtë në EURO 2020, i dyti më i shpejtë në histori

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Suedia ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë (1-0) që në startin e ndeshje së fundit në fazën e grupeve.

Ishte Emil Forsberg që gjeti rrjetën pas vetëm 81 sekondash, pas një tollovie të krijuar, ku topi kaloi në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Ky është goli më i shpejtë në Euro 2020, duke e mposhtur atë të Yussuf Polusen që erdhi pas 99 sekondash në sfidën Danimarkë – Belgjikë.

Ky gol ishte i dyti më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Forsberg ka shënuar të dy golat e vetëm të Suedisë deri më tani në Euro 2020.

Me këtë gol, duket se Suedia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1407731147648520198?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1407731147648520198%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fforsberg-shenon-golin-te-shpejte-ne-euro-2020-dyti-te-shpejte-ne-histori%2F

Të ngjashme