Në kuadër të panelit për eksplorimin e sinergjive për Interreg IPA dhe IPA – IPA programe, Ministri Elbert Krasniqi ka folur për sukseset e Kosovës në programet ndërkufitare, rëndësinë e zgjerimit të këtyre programeve, me theks të veçantë tek përfshirja e të rinjëve të Kosovës me qëllim të rritjes së mobilitetit dhe shkëmbimit të përvojave me të rinjët tjerë të rajonit. Programet e tilla lejojnë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë njejtë sikur qytetarët e vendeve tjera të rajonit.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e kritereve të BE-së, sidomos në implementimin Agjendës së Gjelbërt dhe Digjitalizimit.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Krasniqi ka nënvizuar se mobiliteti kërkon infrastrukturë të mirë dhe konektivitet. Kosova është gati të marr përsipër implementimin e të gjitha obligimeve nga ky proces dhe meriton të jetë pjesë e të gjitha programeve. Vetëm kur të gjitha vendet e rajonit do të jenë të barabarta dhe Kosova të jetë e përfshirë plotësisht në programet e BE-së, rajoni do të zhvillohet.