Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit vizitojnë Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë

Prishtinë | 25 Tet 2024 | 16:11 | Nga Diellza Gashi

Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare “Evolucionet në Drejtësinë Kushtetuese Bashkëkohore: Shembulli i Rajonit të Ballkanit”, është organizuar vizitë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Dita e tretë është pasuar me zhvillimin e një programi social – në mënyrë që delegacionet të njihen për së afërmi me historinë e Republikës së Kosovës dhe kulturën e saj.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë,  rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Ky forum  është themeluar me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbimi përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.

Të ngjashme