Forumi i Rinisë i LDK-së sot dorëzon kallëzim penal në Prokurori

Prishtinë | 19 Nën 2024 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se sot do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e kallëzimit penal.

“Më datë 19 nëntor, në orën 09:00, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës. Pas dorëzimit të kallëzimit, Forumi i Rinisë deklarohet para medieve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme