Një foshnje 13-ditëshe është bërë prej viktimave më të reja nga koronavirusi në Britani të Madhe. Foshnja nuk ka pasur probleme tjera shëndetësore, ka njoftuar Sky.
“Vdekja më e re është konfirmuar, ndërkohë që 135 persona tjerë që janë testuar pozitivë për COVID-19 kanë vdekur. Numri i të vdekurve në Mbretëri të Bashkuar ka arritur në 42.228. Por ka dyshime se numri mund të jetë më i madh, por se disa nuk janë testuar për koronavirus”, ka shkruar Sky.
Fëmijët duket se kanë gjasa më të vogla që të vuajnë nga efektet më të rënda të sëmundjes. Por megjithatë në Britani të Madhe kanë vdekur të paktën 20 persona më të rinj se 20-vjet nga pasojat e koronavirusit.
Në maj, sipas Sky News, një foshnje treditëshe ka vdekur në spital, pasi nëna e foshnjës u infektua me koronavirus.