Fotografi nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Vjenë

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kancelaria austriake ka publikuar disa fotografi nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Vjenë që është organizuar nga kancelari Sebastian Kurz.

Në këtë samit po marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe liderët e tjerë të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ai i Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, janë pjesëmarrësit e tjerë të këtij samiti në kancelarinë austriake.

Ajo që bie në sy është se në mesin e liderëve ballkanikë mungon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por në vend të tij ka shkuar Belinda Belluki – Ministrja e Infrastrukturës.

Në tryezën e rrumbullakët vërehet se kryeministri kosovar dhe kryeministrja e Serbisë janë ulur krah kancelarit austriak, shkruan Klankosova.tv.

Në këtë samit, ku temë kryesore e diskutimeve mes Kurz dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, është migrimi dhe perspektiva europiane, po merr pjesë edhe Emsiari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjatë pritjes së Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, gjatë pritjes së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq

Të ngjashme