Ka fotografi që nuk janë aq të thjeshta siç duken, pasi prapa tyre ka një histori, diçka të veçantë.
Fotografitë mund të ngjallin emocione të ndryshme: lumturi, pikëllim dhe habi, por kurrë nuk na lënë indiferentë.
Gazeta Express ka përzgjedhur 15 foto nga interneti, të cilat tregojnë se mirësia është dashuri.
Një shtëpi për mace
Shtëpi të vogla si kjo ndodhen kudo në Turqi për macet e pastreha. Në to shkruan: “Kjo është shtëpia ime. Ju lutem mos e dëmtoni atë”.
Kaq të ndryshëm, por prapë së bashku
Një miqësi e vërtetë mes një lope dhe një maceje në një fermë në Kanada.
Luftë me ujë
Elefantët derdhin ujë mbi fshatarët çdo herë gjatë festës së Vitit të Ri në një provincë në Tajlandë.
Buzëqeshje e mrekullueshme
Një gomar i vogël u gëzua aq shumë që njerëzit e shpëtuan nga mbytja në një lumë.
Loja gazmore me polic
Një polic danez duke luajtur një lojë me një vajzë të vogël emigrante në Danimarkë.
Mirësia është kudo
Një stjuardese ushqen një të moshuar i cili pësoi një sulm.
Kënaqësia e jetës
Qentë e paralizuar fitojnë shansin për të ecur përsëri dhe për të jetuar një jetë të lumtur si dikur. Lima, Peru.
Urime ditëlindja!
Një punonjës në një kopsht zoologjik ia dhuron një lope deti një tortë të bërë nga peshqit.
Libraria lëvizëse
Ridvan Sururi është duke përzgjedhur disa libra të rinj për librarinë lëvizëse, përderisa një djalë i vogël po kërkon diçka interesante për të lexuar. Indonezi.
Mirësia ndaj kafshëve
Naoto Matsumura është personi i vetëm që nuk frikësohet të jetojë në zonën e shpërthimit në Fukushima. Ai braktisi qytetin me të tjerët, por më pas u kthye për t’u kujdesur për kafshët që i mbetën në shtëpi.
Rrugës për në shtëpi
Dy djem rrugës për në shtëpinë e tyre pas shkollës. Nairobi, Kenia.
Rrezikoi vetën për të shpëtuar drerin
Gjatë përmbytjeve në Distriktin Noakhali, në Bangladesh, një djalë me emrin Bilal pa një dre të vogël duke u mbytur në ujë. Duke rrezikuar jetën e tij, ai e shpëtoi kafshën nga mbytja.
Nëpër fushën e kaltër
Dy vajza duke vrapuar në fushën e mbushur me zymbyla. Marlborough, Angli Jugore.
Të jesh i mirë është më e lehtë sesa që duket
Kur një nënë u dërgua me urgjencë në spital, këta policë i lanë të gjitha enët në shtëpinë e saj dhe përgatitën darkë për fëmijët e saj.
Jeta vazhdon
Një e moshuar duke luajtur me një mace afër shtëpisë së saj. Shangai, Kinë.