Fotografia dhe emri i Fadil Berishës shfaqet në ‘billboardet’ gjigante të New Yorkut

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Fadil Berisha është pa dyshim një prej fotografëve më të arritur shqiptarë.

Fotografi i cili jeton dhe vepron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur para aparatit të tij fotografi emra të njohur shqiptarë dhe nga ata me renome botërore.

Suksesi i tij është i shpërfaqur në rrafshin ndërkombëtar, teksa portretin e tij së fundmi e kanë parë gjithë New Yorku.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, të cilat shfaqin një nga “billboard”-et e Times Square me fotografinë dhe emrin e tij.

Paraqitja e tij në këtë “billboard” është mundësuar nga Nasdaq – një kompani globale e teknologjisë që synon rritjen dhe prosperitetin gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha madhësive.

https://www.instagram.com/p/CkhQkwkN8mg/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com&rp=%2Ffotografia-dhe-emri-i-fadil-berishes-shfaqet-ne-billboardet-gjigante-te-new-yorkut%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2946%2C%22ls%22%3A1178%2C%22le%22%3A2844%7D

“Faleminderit për mikpritjes Nasdaq”, ka shkruar fotografi shqiptar në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Kujtojmë që në “billboard”-et gjigante të Times Square në New York, kanë dalë më parë edhe emrat e njohur shqiptarë të muzikës si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Të ngjashme