Fotografia e Thaçit në bodrumin e MPJD-së, Deliu: Heshtja e ministrisë flet shumë

Prishtinë | 12 Mar 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej portreti i ish-Presidentit Hashim Thaçi, në një depo të mbushur me mbeturina, ambient i cili u tha se i përket Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës.

Për këtë, në emisionin “Kosova Today”, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se është më shumë sesa shpërfillje.

“Është më shumë se shpërfillje, sepse fundja emri i Presidentit Hashim Thaçi nuk është emër i përveçëm, dhe se a mund t’i pëlqejë dikujt ose jo fare pak ka rëndësi. Sot po flasim për figurën partiak e politik që ka qenë pjesë e shtetndërtimit të Kosovës, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë kryeministër dhe president së fundi”, tha ajo në Klan Kosova.

Ndër të tjera, deputetja tha se heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas saj, flet shumë.

Po ashtu, ajo tha se asgjë nuk mund ta zbehë kontributin e Hashim Thaçit që ka dhënë për Kosovën.

Të ngjashme