Fotografohet në fabrikë prototipi i Galaxy S10+

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Gati tri muaj para lansimit dhe vetëm disa ditë nga shfaqja e dizajnit të tij në një video, tani është fotografuar prototipi i modelit Galaxy S10+ të Samsungut gjatë testimeve në një nga fabrikat e kompanisë.

Siç mund të shohim nga fotografia e publikuar, duket se Galaxy S10+ do të ketë dy kamera të përparme dhe skajet e lakuara, por, fatkeqësisht, pjesa e pasme e smartfonit në këtë fotografi nuk shihet.

Së fundmi, është raportuar se Galaxy S10+ do të ketë katër kamera të pasme të radhitura horizontalisht, shkruan phonearena.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme