Ekonomia Online
FUNDIT

Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarkete, paralajmëron sanksione në nivel evropian

Franca akuzon Iranin për sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në supermarkete, paralajmëron sanksione në nivel evropian

Franca ka akuzuar Iranin për organizimin e sulmeve kibernetike që goditën sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në qindra supermarkete në vend, duke shkaktuar dëme që vlerësohen në miliona euro. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se pas sulmeve qëndron Garda Revolucionare Islamike e Iranit. Ai e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë për nga përmasat […]

Franca ka akuzuar Iranin për organizimin e sulmeve kibernetike që goditën sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në qindra supermarkete në vend, duke shkaktuar dëme që vlerësohen në miliona euro.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se pas sulmeve qëndron Garda Revolucionare Islamike e Iranit. Ai e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë për nga përmasat dhe niveli i agresivitetit, ndërsa bëri të ditur se Franca do të kërkojë vendosjen e sanksioneve në nivel evropian ndaj personave përgjegjës.

Sulmi i muajit të kaluar bëri që frigoriferët dhe pajisjet ngrirëse në qindra supermarkete franceze të rrisnin temperaturën, duke sjellë prishjen e sasive të mëdha të produkteve ushqimore të freskëta dhe të ngrira.

Ndërkohë, javën e kaluar, sulme të ngjashme prekën edhe dhjetëra supermarkete në shtatë vende të tjera evropiane. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse këto incidente kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Prokuroria e Parisit njoftoi të hënën hapjen e një hetimi ndaj drejtuesit të një njësie të operacioneve kibernetike ofensive, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. /Panorama

Të ngjashme