Franca ka bërë një surprizë duke zgjedhur këngëtaren Alexandra Maquet, e njohur si Alma, që të përfaqësojë shtetin me këngën “Requiem”. Kënga është shkruar nga Nazim Khaled, i cili ka fituar vendin e 6-të në edicionin e kaluar të Eurovizion.
Kurse këngëtarja Alma e cila është 28 vjeçare është konsideruar si një zgjedhje e befasishme pasi që ajo akoma nuk është e njohur mirë nga publiku në Francë. Madje nëse artisten e kërkojmë në Wikipedia, nuk rezulton ndonjë e dhënë për të, përveç që ajo do të përfaqësojë Francën në Evrovizionin e këtij viti.
Këngëtarja përveç këndimi, luan edhe në kitarë dhe ka filluar që të shkruaj këngë gjersa ishte nëpër udhëtime. Këngëtarja pasi që ka përfunduar studimet për biznes ka vendosur që t’i dedikohet pasionit të saj, muzikës. Kështu ajo zhvendoset në Paris ku takon tekstshkruesin Nazim Khaled, i cili ka shkruar edhe shumicën e këngëve që janë në albumin e parë të këngëtares, që do të promovohet më 5 maj të këtij viti.
Alma është një yll në rritje në platformat digjitale dhe është emëruar si një nga artistët e rinj më premtues të vitit 2017. Këngët e saj kanë të bëjnë me tema që lidhen me universitetin, dashurinë dhe vdekjen, duke sjellë një pikëpamje shumë personale.
Kënga “Requiem” është poetike dhe si një ëndërr në të cilën Alma kërkon dashurinë që zgjatë përgjithmonë duke treguar edhe zërin e saj të veçantë. Kënga tani është bërë publike nëpër platformat digjitale gjersa pritet që të bëhet publike edhe versioni final që do të këndohet në Eurovizion.