Franca dhe Britania e Madhe po përgatiten që t’i zgjasin bllokadat e tyre përtej javës tjetër, pasi numri i të vdekurve si pasojë e Coronavirusit po vazhdon të rritet.
Në Francë, Presidenti Emmanuel Macron pritet ta japë njoftimin përmes një adrese televizive të hënën, ka bërë të ditur Pallati Elysee, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Kjo për shkak se janë regjistruar 541 vdekje gjatë një periudhe 24-orëshe të mërkurën, kështu duke çuar numrin e vdekjeve në 10,869 në total. Ndërkaq aktualisht, 7 mijë të prekur nga Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër njësitë e kujdesit intensiv në spital.
Edhe Mbretëria e Bashkuar ka arritur një moment të rëndë historik pasi të mërkurën ka regjistruar 938 vdekje të lidhura me koronavirusin.
Kjo ka bërë që numri i viktimave nga kjo pandemi të arrijë në 7,097; derisa 60,733 perona janë duke u trajtuar.