Franca do të ndalojë paketimin plastik për frutat dhe perimet nga janari

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Franca do të ndalojë paketimin plastik për pothuajse të gjitha frutat dhe perimet nga janari i vitit 2022, kjo si një përpjekje për të zvogëluar mbeturinat plastike.

Qeveria franceze ka publikuar një listë me rreth 30 fruta dhe perime që do të duhet të shiten pa paketim plastik nga 1 janari, shkruan CNN.

Lista përfshin presh, patëllxhanë, domate si dhe mollë, banane dhe portokall.

“Ne përdorim një sasi skandaloze të plastikës njëpërdorimëshe në jetën tonë të përditshme. Ligji i ekonomisë rrethore synon të zvogëlojë përdorimin e plastikës dhe të nxisë zëvendësimin e saj me materiale të tjera ose paketime të ripërdorshme dhe të riciklueshme,” thueht në deklaratën e Ministrisë së Mjedisit.

Vlerësohet se 37 përqind e frutave dhe perimeve shiten me paketim dhe kjo masë parashihet që të parandalojë përdorimin e më shumë se një miliard artikuj plastikë gjatë një viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme