Autoritetet në Francë vendosën të lehtësojnë masat kundër koronavirusit, duke lejuar rihapjen e lokaleve, dyqaneve dhe qendrave kulturore.
Nga dita e mërkurë, qytetarët do të lejohen në grupe prej 6 personash të hanë së bashku në lokalet e hapura. Ora policore gjithashtu do të shtyhet nga 19:00 në 21:00.
Disa ekspertë të shëndetësisë mbeten ende të shqetësuar pasi shifrat e infektimeve ditore janë mbi 13 mijë, por sërish janë larg 45 mijë që ishin në muajt e kaluar.
Edhe procesi i vaksinimit në Francë është duke vijuar me shifra të kënaqshme, ku deri në këto momente të paktën 20 milionë persona kanë marrë një dozë të vaksinës.