Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Gara për kontrollin e hapësirës dhe ajo ushtarake, po bëhet gjithnjë e më e fortë, mes vendeve më të fuqishme që kanë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen apo dhe për teknologjinë e informacionit.

Së fundmi, Franca lëshoi nga baza ajrore e Kourou në Guajanën Franceze, raketën Ariane 5, e pajisur me 2 satelitë, një prej të cilëve i gjeneratës së fundit që mund të përdoret dhe për qëllime ushtarake.

Raketa ishte parashikuar të lëshohej ditën e premte, por nisja e saj u shty për shkak të disa kontrolleve siguri.

Tashmë misioni duket se është përmbushur me sukses dhe satelitët e rinj francezë mbërritën në destinacion vetëm 38 minuta nga nisja e tyre.

Të ngjashme