Franca ka raportuar të premten më shumë se 20 mijë raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 691 mijë.
Për dy ditë radhazi, autoritetet franceze raportuan më shumë se 18 mijë raste të reja në ditë.
Ndërkohë thuhet se rreth 32 mijë persona ndërruan jetë si pasojë e COVID-19 në Francë.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, më shumë se 36 milionë njerëz janë infektuar botërisht nga coronavirusi, ndërsa deri më tani janë shënuar rreth një milion viktima.
Rritje të rasteve janë parë edhe në Britani të Madhe, në Spanjë si dhe në Itali.