Më shumë se 40 000 celularë dhe aksesorë u kapën në burgjet franceze në vitin 2017. Për të frenuar përhapjen si fenomen, qeveria ka nisur paralelisht dy projekte të rëndësishme, me vendosjen e radio interferencave që bllokojnë sinjalin e celularëve dhe instalimin e 50 000 telefonave fiks në qelitë e të burgosurve.
‘’Celularët në burgje janë një betejë e humbur’’, shprehet një zyrtar i Drejtorisë së Administratës së Burgjeve (DAP). Për më tepër, Ministria e Drejtësisë kërkon të sfidojë veten dhe burgu parizien i Shëndetësisë, i cili do të rihapë dyert më 7 janar pas katër vite punime, do të jetë imazhi i pionierit në këtë drejtim pasi instalimi do të përfundojë deri në 2022, përcjell Atsh.
Në 2017, u thye një tjetër rekord, 40 067 telefona dhe aksesorë (karikues, karta SIM) u konfiskuan në 180 burgje franceze, një shifër që ka regjistruar një rritje të vazhdueshme në dhjetë vitet e fundit.