Franca: Operacioni amerikan është “paralajmërim” për Asadin

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 12:18 | Nga

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se goditja e bazës ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është paralajmërim për regjimin e Asadit.

Duke folur para përfaqësuesve të mediave në Mauritania, Aurault ka thënë se në lidhje me zhvillimet është informuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, duke shtuar se “Përdorimi i armëve kimike është një e vërtetë e tmerrshme dhe kjo gjë duhet ndëshkuar, sepse paraqet krim lufte. Sulmi ajror i ShBA-ve është sinjal për regjimin kriminal të Asadit. E ardhmja nuk do të jetë me Asadin. Ky është një paralajmërim”.

Ayrault ka theksuar nevojën që Rusia dhe Irani të kuptojnë që mbështetja e presidentit të Sirisë Bashar al Asadit është “e pakuptimtë”. “Është kohë që të zbatohen vendimet e marra më parë në Gjenevë. Pra, duhet rifilluar negociata të sinqerta dhe efikase për të mundësuar procesin e tranzicionit politik në Siri”, ka vazhduar Ayrault.

Po ashtu, përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, Ayrault ka theksuar se është e nevojshme që Asadi të gjykohet si “kriminel lufte”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme