Franca po bëhet gati për protesta masive

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Franca po përgatitet për të përballet me demonstrata masive – miliona punëtorë pritetr të futen në grevë pasi janë detyruar të pensionohen më vonë ose të përballen me pensione më të ulta.

Punëtorët e shkollave dhe të transportit do të bashkohen me policinë, avokatët dhe stafin e spitalieve dhe aeroportit në një marsh të përgjithshëm.

Greva më e madhe në Francë ndër vite u inicua nga sindikatat e pakënaqura me planet e Presidentit Emmanuel Macron për një sistem universal të pensioneve, bazuar në pikë.

A poster reads: "All on strike on 5 December" - at the Bourse du Travail during preparations for the national strike against the French government's pension reform plans, in Nice

Autoritetet janë përpjekur të përgatisin plane për të ndërhyrë në këtë situatë.

Greva pritet të zgjasë përtej ditës së enjte dhe disa udhëheqës sindikalistë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë aksionin e tyre derisa Macron të braktisë premtimin e tij të fushatës për të rregulluar sistemin e pensionit.

Administrata Macron po shpreson të shmangë një përsëritje të grevës së përgjithshme të vendit mbi reformat e pensioneve të vitit 1995, e cila shkatërroi sistemin e transportit për tre javë dhe tërhoqi një mbështetje masive popullore, duke shkaktuar përmbysje të qeverisë.

Grupi i protestuesve i njohur si “jelek-verdhët” thanë se planifikojnë të bashkohen në demonstrata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme