Franca publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Shqipërinë

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Federata Franceze e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps për dy eliminatoret e fundit të Euro 2020, me Moldavinë, në Paris, më 14 nëntor, dhe me Shqipërinë në “Arena Kombëtare” më 17 nëntor.

Rikthehet te kampionët e botës Kylian Mbappe, pasi mungoi në sfidat e shtatorit dhe tetorit, por mbetet jashtë Paul Pogba, që ka probleme fizike.

Portieri Hugo lloris nuk ka marrë ftesë por për arsye dëmtimi.

Janë plot 6 sulmues të ftuar nga Deschamp për këto dy ndeshje, çka tregon qëllimin e qartë të trajnerit francez për lojë sulmuese.

Ja lista e plotë:

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme