Franca reagon ndaj rekomandimit për dialog me Asadin

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 16:11 | Nga

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean Marc Ayrault, ka reaguar ndaj rekomandimeve të disa kandidatëve presidencialë që do të garojnë në zgjedhjet në Francë, për hyrje në dialog me Bashar al Asadin.

Duke folur për radiokanalin “France Inter”, Ayrault ka kundërshtuar propozimin e kandidatëve François Fillon, Marine Le Pen dhe Jean Luc Melenchon për zhvillimin e dialogut me Asadin.

Duke e quajtur “regjim të poshtër” qeverinë e Damaskut, Ayrault është shprehur se “Rekomanduesit e dialogut me Asadin janë gabim dhe nuk e shohin të vërtetën”.

Ayrault ka potencuar se nuk ka aspak dyshim se regjimi i Damaskut ka përdorur armë kimike, dhe shtoi se për këtë arsye e mbështet kundërpërgjigjen e fundit nga SHBA-të.

Ai po ashtu ka theksuar se gjatë ditës së djeshme ka biseduar me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, me ç’rast, siç tha, ka theksuar se “Teksa vazhdojnë operacionet kundër DEASH-it në Siri, është e nevojshme që në mënyrë paralele të vazhdohen edhe negociatat për të ardhmen e vendit”.

Ayrault shtoi se mbështesin gjetjen e një qeverie alternativë për regjimin e Asadit, duke marrë edhe mbështetjen e Rusisë.

Ministri francez Ayrault do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të shteteve të G7 që do të mbahet sot dhe nesër në qytetin Lucca të Italisë. Në mbledhje do të diskutohet në lidhje me terrorizmin dhe çështjet që kanë të bëjnë me Sirisë, si tema prioritare të mbledhjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme