Franca rrit sigurinë pas sulmit në Zelandën e Re

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm francez, Cristopher Castaner, njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet fetare.

Franca ka rritur masat e sigurisë në objektet fetare pas sulmit të përgjakshëm mbi dy xhami në Zelandën e Re.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner sot njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet featre, si masë të sigurisë.

Në ndërkohë pak orë më pare edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes Twitterit ka dënuar “krimin e tmerrshëm në xhamitë në Zelandën e Re”, ku shtoi se vendi i tij me partnerët ndërkombëtarë do të punojnë për luftën kundër terrorizmit”.

Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në sulmin mbi dy xhamitë në Christchurch u vranë 49 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme