Presidentja e vendit Vjosa Osmani në margjinat e samitit dy ditorë të Bashkimit Evropian është takuar me presidentin francez Emanuel Macron.
Ajo ka shpërndarë një foto para nisjes së samitit me presidentin e Francës, vend ky që deri më tash ka qenë skeptik për liberalizimin e vizave.
Gjatë javës së fundit është raportuar se Franca ka dhënë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovës.
Edhe nga Holanda ka p0asur sinjale se tashmë edhe ky shtet nuk do ta bllokoj këtë proces.
Këtë e bëri të ditur deputetja holandeze, Kati Piri, e cila është edhe anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Në një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Piri ka thënë se Holanda ka ndryshuar sa i përket integrimit evropian të shteteve të BP-së.
Pos disponimit për zgjerimin e BE-së, deputetja ka shtuar se parlamenti holandez janë të gatshëm për ta rishikuar qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.