Franca ka sprapsur një sulm terrorist, derisa katër të dyshimtë janë arrestuar, ka bërë të ditur të hënën Ministri i Brendshëm i këtij shteti dhe një burim policor.
Burimi nga policia ka thënë se katër të dyshimtë janë arrestuar nën dyshimin e sigurimit të armëve “me qëllim të kryerjes së një akti terrorist”, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
“Patëm prova të mjaftueshme për të besuar se një sulm i madh po planifikohej”, u ka thënë gazetarëve të hënën ministri i Brendshëm, Christophe Castaner.