Franca po përpiqet të arrijë tragetin që ka vënë për vaksinimin e 1 milion personave për COVID-19 deri në fund të janarit dhe ka mjaftueshëm doza sa ta rrisë në 2.4 milionë njerëz që të vaksinohen deri në fund të shkurtit.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se janë ngritur rreth 800 qendra për vaksinim.
Të dielën, ministria raportoi se Franca ka vaksinuar më shumë se 422,000 njerëz nga fillimi i fushatës së vaksinimit më 26 dhjetor.
Veran tha se sfida kryesore në Francë qëndron tek dërgesa e dozave, raporton Reuters.
Një dërgesë me vaksina të Pfizer/BioNTech do të arrijë javën tjetër dhe të tjera gjatë javëve në vijim, tha ai.
Nga e hëna vaksinat janë ofruar për të gjitha personat mbi 75-vjeç dhe ata me shëndet të ligë.