Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e vet në Itali për konsulta pas një serie të provokimeve nga Roma zyrtare.
“Për disa muaj Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabaza dhe deklarime të ashpra që secili i di dhe i ka në mëndje”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.
Më tej thuhet se dyshohet që sulmet kanë “qenë të paprecedenta që nga përfundimi i luftës”.