Ekonomia Online
FUNDIT

Franca voton Protokollin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO

Franca voton Protokollin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO

Qeveria franceze në seancën e sotme të Këshillit të ministrave e ka shqyrtuar Propozim Ligjin për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe me këtë i ka dhënë dritë jeshile. Propozim Ligji u prezantua nga ministri për Evropë dhe Politikë të Jashtme të Francës. Pas shqyrtimit nga Këshilli i ministrave, […]

Qeveria franceze në seancën e sotme të Këshillit të ministrave e ka shqyrtuar Propozim Ligjin për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe me këtë i ka dhënë dritë jeshile.

Propozim Ligji u prezantua nga ministri për Evropë dhe Politikë të Jashtme të Francës.

Pas shqyrtimit nga Këshilli i ministrave, Protokolli për anëtarësim të vendit në NATO do të dorëzohet në procedurë kuvendare të mëtejshme ku duhet të votohet nga Senati dhe Kuvendi Kombëtarë i Francës.

Të ngjashme