Francë: Gjashtë fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër Covid-19

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën e vaksinimit në Le Mans të Francës, gjashtë fëmijë të moshës 5 deri në 11-vjeç kanë marrë rastësisht dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Agjencisë shëndetësore rajonale Pays de la Loire dhe guvernatorit Sarthe thuhet se gjashtë fëmijë ishin vaksinuar në Qendrën vaksinimit në Le Mans, shkruan Anadolu.

Ata morën vaksina dhe doza të ndryshme nga se nevojitej. Në njoftim theksohet se fëmijët morën sasi më të madhe të vaksinës sesa ishte paraparë.

Pasi është vërejtur gabimi, familjarët e fëmijëve janë njoftuar për efekte të mundshme anësore si temperaturë dhe dhimbje.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Jean Castex vizitoi qendrën e vaksinimit dhe bisedoi me njerëzit, shumica e të cilëve erdhën për një dozë shtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme